MASh, më në fund u dëgjua zëri i arsimtarëve

02.10.2017 15:45

MASh do të marrë parasysh të gjitha sugjerimet dhe idetë për përmirësimin e sistemit arsimor...

MASh do të marrë parasysh të gjitha sugjerimet dhe idetë për përmirësimin e sistemit arsimor, thonë nga Ministria e resorit pas përfundimit të takimit treditor të grupeve të punës.

Në MASh kanë arritur një numër i madh propozimesh për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për arsim fillor e të mesëm, përfshirë edhe propozime që kanë të bëjnë me fëmijët me nevoja të veçanta gjatë procesit arsimor.

Praktika e dyerve të hapura dhe gjithëpërfshirja e palëve të interesuara do të jetë princip i Ministrisë së Arsimit, pasi ajo vlerëson se vetëm përmes procesit të tillë inkluziv mund të sigurohen zgjidhje të mira ligjore dhe të mbrohet interesi publik.

Kjo është baza rreth së cilës do të bëhen analiza e diskutime të mëtejshme dhe do të organizohen debate të hapura, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të mirë ligjore.