Vjedhja në Bankën Tutunska, sëmuret prokurorja, anulohet gjykimi
02.10.2017 16:00
Për herë të tretë është anuluar gjykimi rreth vjedhjes në Bankën Tutunska....

Për herë të tretë është anuluar gjykimi rreth vjedhjes në Bankën Tutunska. Në seancë mungoi prokurorja, e cila nuk arriti të paraqitet për arsye shëndetësore.
Në seancën e kaluar të 21 shtatorit, shkak i anulimit ishte kërkesa për mbrojtje, ndërkaq seanca e parë u anulua pasi burgu hetimor i Shutkës nuk kishte mundësi të dërgojë të akuzuarit në gjykatë.
I akuzuari, Boban Smilevski, dënohet për rastin e vjedhjes së thesarit të bankës me vlerë prej 2.400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro. Përveç tij, në këtë rast janë të akuzuar edhe shtatë persona.
