Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, E Majta në Shtip: Fund kaosit në komunikacion
02.10.2017 16:38
Rregullimi i kaosit në komunikacion dhe ndërtimi i një garazhi në kate, janë premtimet...

Rregullimi i kaosit në komunikacion dhe ndërtimi i një garazhi në kate, janë premtimet për të cilat do të angazhohen këshilltarët e partisë E Majta në qytetin e Shtipit.
“Ky lokacion ishte i planifikuar për ndërtimin e një garazhi të madh në kate, flitej madje se do të lirohej edhe një korsi në komunikacion në të dy anët e lumit Otinjë, duke lehtësuar kështu ndjeshëm komunikacionin e ngarkuar. Ndonjëherë njerëzit sillen për 500-600 metra vetëm që të arrijnë në destinacionin ku duan të shkojnë. Çdonjëri nga këshilltarët e partisë E Majta që do të arrijë të hyjë në këshillin komunal, do të angazhohet maksimalisht që ky projekt të realizohet në katër vitet e ardhshme. Garazhi në kate që do të ndërtohet do të jetë me pagesë, por vendparkimet e tjera nuk do të paguhen nga qytetarët. Partia E Majta po bën një fushatë zgjedhore të thjeshtë për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe sponsorëve, por kjo nuk na pengon që çdo ditë të takohemi e të bisedojmë me qytetarët”,- deklaroi kryesuesi i Listës së këshilltarëve në Shtip - E Majta, Boris Kërmov.
