Masa konkrete për të ndalur rekrutet e konflikteve
Ata që rekrutojnë apo nxisin qytetarët e Maqedonisë për të luftuar në Siri, apo në cilëndo vatër tjetër të krizës, do të përballen me padi penale, por për vetë pjesëmarrësit në konflikt, Maqedonia ende nuk ka definuar masa ligjore, thotë ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.......

Ata që rekrutojnë apo nxisin qytetarët e Maqedonisë për të luftuar në Siri, apo në cilëndo vatër tjetër të krizës, do të përballen me padi penale, por për vetë pjesëmarrësit në konflikt, Maqedonia ende nuk ka definuar masa ligjore, thotë ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Rreth kësaj çështjeje vendi është në vijë të njëjtë me botën demokratike, thekson Jankullovska.
“Maqedonia tanimë e ka bërë hapin e parë në drejtim të ndryshimeve në kodin penal, që ka të bëj me sanksionimin e personave që promovojnë, nxisin dhe në çfarëdo forme tjetër kontribuojnë në regrutimin e shtetasve tanë për të shkuar në Siri apo në vatra tjera të luftimeve. Të gjithë këto organizatorë apo nxitës në përputhje me rregullativën tonë, do të përballen me padi penale. Por edhe më tej mbetet çështja për vetë kryerësit. Deri në këtë moment ende nuk kemi zgjidhje, por mendojmë në këtë drejtim dhe nëse gjejmë përvojë pozitive që funksionon në botë, meqë mbi të gjitha kur promovoni ndonjë model mbrojtës, është që ai model të mund të implementohet”, deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Jankullovska theksoi se tanimë policia ka informacione për pjesëmarrësit në luftimet në Siri, të cilët janë kthyer në Maqedoni, por nuk deshi të ndajë më shumë informacione për opinionin, përveç asaj se shërbimet marrin masa për mbrojtjen e sigurisë nacionale.
“Kemi njohuri. Secila informatë e sigurisë, në të cilën punojmë ne dhe kemi njohuri, nuk është për debat publik, ashtu që shërbimet intensivisht e punojnë punën e tyre dhe reagojnë në mënyrë që është në interes të sigurisë nacionale”, theksoi Jankullovska.
Po ashtu numri një i policisë theksoi se Ministria e Brendshme nuk posedon të dhëna për numrin e shtetasve të Maqedonisë që eventualisht janë të përfshirë në zonat e krizës, si në Siri, Irak apo Ukrainë, përveç konfirmimit të identitetit të personit të vrarë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
