Zgjedhjet lokale 2017, BDI - oferta për Bogovinën dhe Vrapçishtin

02.10.2017 17:20

Kandidatët e BDI-së për kryetarë në komunat Bogovinë e Vrapçisht...

Kandidatët e BDI-së për kryetarë në komunat Bogovinë e Vrapçisht, kanë prezantuar sot në një pres konferencë vizionin për komunat në katër vitet e ardhshme.

“Planet urbanistike, infrastruktura rrugore, infrastruktura shkollore, infrastruktura e sistemit të ujërave dhe kanalizimeve janë parakusht për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal. Qytetarët e komunës së Bogovinës gjithmonë i kanë përkrahur vlerat dhe më të mirën, dhe s’kam aspak dyshim që do të kemi përsëri përkrahjen e tyre gjatë këtyre zgjedhjeve”,- tha kandidati për  Komunën e Bogovinës – BDI, Berzah Bejtullau.

“Ju siguroj se do të vazhdojmë fuqishëm të realizojmë programin e hartuar, i cili njëherit është edhe kontrata jonë me qytetarët për mandatin e ardhshëm. Programi ynë për këtë mandat është e hartuar në bazë të nevojave të vendbanimeve tona. Shumë projekte te tjera të cilat do të paraqiten në vazhdimësi si nevojë e krijimit të kushteve sa më të mira për jetë për qytetarët tanë”,- deklaroi kandidati për Komunën e Vrapçishtit – BDI, Gajur Rushiti.