Maqedoni

Dimitrovi: Identiteti, jashtë bisedimeve për emrin

02.10.2017 17:56

Çështja e identitet të tërhiqet nga përmbajtja e bisedimeve për emrin me Greqinë...

Çështja e identitet të tërhiqet nga përmbajtja e bisedimeve për emrin me Greqinë, me qëllim që ai proces të vazhdohet dhe të dyja shtetet të kenë mirëkuptim njëra me tjetrën. Momentalisht bisedimet nuk kanë filluar, por punohet për formatin e bisedimeve, kohën dhe datën. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
“Nuk është në harmoni historike me vitin 2017 të kontestohet identiteti i fqinjit, në veçanti i fqinjit që është jashtë BE-së, jashtë NATO-s. Greqia nuk mundet ta mbyll kontestin me Maqedoninë nëse Maqedonia turpërohet, bile edhe “fitorja e Greqisë” në Samitin e NATO-s në vitin 2008 ishte piromane, sepse krijoi kontekst ndaj një fqinji i cili humbi kompasin e moralit, e lëkundi demokracinë e vet, u bë shkaktar i krizës, problemeve, etj”,- u shpreh ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Ndërkaq, në sajë të takimit katërpalësh me homologët e Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, i cili do të mbahet në Selanik të mërkurën, mes tjerash Dimitrovi paralajmëroi edhe takim veçmas me homologun grek, Kotzias. Këto komente ai i bëri në raportin e tij në dikasterin e jashtëm për 100 ditë qeverisje. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU