Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Xhafa: Ujë 24 orë gjatë gjithë vitit në Dibër

03.10.2017 11:46

Kandidati i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët - RDK dhe Uniteti në Dibër, Shkëlqim Xhafa, premton ujë 24 orë, mbylljen e problemit me deponinë, rrugë e kanalizime në këtë qytet...

“Dibra do të ketë 24 orë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit. Do të rregullohet problemi i deponisë, do të ndërtojmë rrugë dhe trotuare me standarde bashkëkohore, riparim të të gjitha kanalizimeve të ujërave të zeza e atyre atmosferikë”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në qytetatin e Dibrës nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët- RDK dhe UNITETI, Shkëlqim Xhafa.