Gjykata Supreme, seancë për rastin “Monstra”
Në Gjykatën Supreme sot do të mbahet seancë e hapur për rastin e ashtuquajtur "Monstra"...

Gjykatësit supremë në seancë duhet t'i shqyrtojnë ankesat për dënimet me burgim të përjetshëm, të cilat të dënuarve ua shqiptoi Gjykata Themelore, ndërsa e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.
Seanca deri tani u anulua disa herë. Në rastin para Gjykatës Supreme vepron prokurorja, Liljana Spasovska, e cila para pak kohësh u emërua për ushtruese detyre prokurore publike shtetërore në vendin e prokurorit të shkarkuar, Marko Zvërlevski.
Pesë të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovcës, e cila ndodhi më 12 prill të vitit 2012, por të akuzuarit e mohojnë tërësisht të kenë lidhje me këtë incident. Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, paraprakisht ka kërkuar që lëndën ta marrë Prokuroria Speciale.
