Maqedoni
Saraj, shpërthim në oborrin e një shtëpie
03.10.2017 10:54
Në oborrin e një shtëpie në Saraj të Shkupit mbrëmë është vendosur lëndë shpërthyese që është aktivizuar gjysmë ore para mesnatës...

Nga ky shpërthim u dëmtua një pjesë e shtëpisë dhe vetura në pronë të kësaj familje. Fatmirësisht në këtë incident nuk kishte të lënduar.
Siç njoftojnë nga MPB, incidentin e ka paraqitur në polici pronari i shtëpisë me iniciale M. D. nga Saraji në ora 23:40 minuta. Ekipet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ndërsa tani për tani nuk dihen motivet e vendosjes së lëndës shpërthyese.
