Keri takon në Bagdad Al Malikin
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është takuar në Bagdad me kryeministri irakian, Nuri al Maliki, nga i cili ka kërkuar krijimin e një Qeverie më gjithëpërfshirëse.........

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është takuar në Bagdad me kryeministri irakian, Nuri al Maliki, nga i cili ka kërkuar krijimin e një Qeverie më gjithëpërfshirëse.
Ai ka arritur në kryeqytetin irakian sot, gati dy javë pasi militantët sunnit të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” e kanë nisur një ofensivë befasuese, duke kaluar nga zona kufitare me Sirinë në zona shumë të mëdha në pjesën perëndimore dhe veriore të Irakut. Kerry i ka përshkruar bisedimet që zgjatën gati dy orë, si të “mira”.
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kajro, Kerry ka thënë se Vashingtoni dëshiron që populli i Irakut të gjejë lidershipin, që është i gatshëm të prezantojë të gjithë irakianët. Qeveria e Irakut dominohet nga pjesëtarët e shumicës shiite të vendit dhe për këtë shumë pjesëtarë të komunitetit sunnit ndjehen se janë të margjinalizuar.
Një nga zëdhënësit për siguri të Malikut, Gjeneral Lejtnant, Qassem Atta, ka thënë sot se qindra ushtarë irakian janë vrarë gjatë ofensivës së militantëve, të cilët kanë zgjeruar kontrollin në më tepër qytete.
