Maqedoni

22 vjet nga atentati ndaj presidentit Gligorov, ende nuk dihet kush qëndron pas atentatit

03.10.2017 13:46

22 vjet nga atentati ndaj presidentit Gligorov, ende nuk dihet kush qëndron pas atentatit...

22 vjet më parë,  më 3 tetor të vitit 1995, u bë   një atentat me bombë  ndaj presidentin të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili   i mbijetoi sulmit me disa plagë në kokë. Jetën e humbi shoferi i që drejtonte automjetin zyrtar Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagos rëndë edhe truproja e tij, Illço Teovski. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm humbi jetën edhe një qytetar që po kalonte rastësisht në ato momente pranë vendit të ngjarjes, Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan lehtë disa qytetarë të tjerë.

Akoma edhe sot autorët e sulmit nuk janë vënë para drejtësisë dhe nuk dihet ende kush qëndron pas atentatit. Procedura hetimore për këtë rast mbetet  ende e hapur për drejtësinë maqedonase. Hetimit vërtetojnë se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe vetëm fati ka shpëtuar ish presidentin Gligorov nga vdekja.

Sulmi u kryer me autobombë më telekomandim në distancë të largët në rrugën “Makedonija” para hotel “Bristol” në Shkup, në momentin kur ish presidenti Gligorovpo lëvizte me veturën zyrtare  nga rezidenca e tij për në Kuvend.