Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, BDI: Projekte reale për komunat që duam
03.10.2017 14:10
Në një pres konferencë, sot kandidatët e BDI-së për kryetar në Zhelinë dhe Jegunovcë...

Në një pres konferencë, sot kandidatët e BDI-së për kryetar në Zhelinë dhe Jegunovcë, prezantuan atë që e cilësuan kontratë konkrete me qytetarët për një qeverisje lokale që në qendër ka banorin.
“Mbi 18 milion euro investime në total, 8.1 milion euro investim në kanalizim dhe ujësjellës, rrjet kanalizimi për 7 vendbanime të Dervendit, ujë të pijshëm për çdo shtëpi, 6 milion euro investime në infrastrukturën rrugore, 2.8 milion euro investime në arsim dhe sport, dy shkolla të reja, gjashtë shkolla të rikonstruktohen, dy salla sporti, dy kënde lojërash, një çerdhe për fëmijë, 1.4 milion euro investime në mjedis, përkujdesje sociale dhe shëndet”,- deklaroi kandidati për kryetar Komune në Zhelinës nga BDI, Fatmir Izairi.
“Komunë me ekonomi dhe infrastrukturë të zhvilluar, administratë profesionale në shërbim të qytetarëve, ndërtimi dhe rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit, infrastrukturë arsimore që do të plotësojë kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit mësimor, komunë e hapur për bashkëpunim me subjektet nga vendi dhe jashtë etj”,- tha kandidati për kryetar komune në Jegunovcë – BDI, Orhan Hamiti.
