Qeveria, masa të reja në favor të kategorive sociale
Të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale dhe personat me të ardhura vjetore, jo më shumë se 112 mijë denarë në vit do të lirohen nga pagesa për elaboratet për legalizimin e shtëpive dhe nga taksa radio-difuzive…….

Të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale dhe personat me të ardhura vjetore, jo më shumë se 112 mijë denarë në vit do të lirohen nga pagesa për elaboratet për legalizimin e shtëpive dhe nga taksa radio-difuzive. Këto dy masa i ka ndërmarrë Qeveria në mbledhjen e sotme, për të kontribuar në rritjen e standardit të jetesës së kësaj kategorie të qytetarëve. Sot është miratuar edhe masa që ndërtesat, të cilat kanë më shumë se 10 banesa, të pajisen me shenja për të verbërit.
“Qeveria, në mbledhjen e saj sot ka vendosur që shfrytëzuesve të ndihmave sociale t’ju mundësojë laborate për legalizimin e shtëpive pa pagesë. E dyta, atë të cilët i janë shfrytëzues po të njëjtës ndihmë sociale, të mos paguajnë taksën radio-difuzive. Për këtë çështje, Qeveria e ka angazhuar Agjencionin e Kadastrës që të bëjë analiza gjeodezike, për personat sociale dhe personat me të hyra të ulëta jo më shumë se 112 mijë denarë”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale, të cilët kanë aplikuar për legalizim të shtëpive të tyre deri më tani, duhet të presin deri sa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të dalë me të dhëna të sakta, ndërsa paratë e paguara do t’iu kthehen. (Afrim Tanallari, TVM2)
