Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, VMRO-DPMNE prezanton vizionin për Kërçovën

03.10.2017 14:34

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” kanë prezantuar mbrëmë programin për zgjedhjet lokale 2017 para banorëve të Komunës së Kërçovës...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kërkoi që më 15 tetor të votohet partia e tij, pasi që LSDM nuk ka realizuar asnjë premtim që e ka dhënë. “Ne atë që premtuam edhe e realizuam, ndërsa qeveria e Zavit jo, prandaj të gjithë bashkërisht t’i japim fund kësaj errësire në shoqëri”,- tha Gruevski. Sipas tij, gjatë qeverisjes së VMRO-së diku në fund të vitit 2005 dhe fillim të 2006 në Komunën e Kërçovës kishte 7.400 të punësuar.
 
“Në fund të 2016 numri i punësimeve në Kërçovë është rritur në mbi 11 mijë. Ky është një shembull i mirë për punë të shkëlqyeshme. Numri i punësimeve është rritur rreth 3.600 apo rreth 50%. Më 15 tetor, nga ju do të varet se sa prej jush do të dalin krenarë, dinjitozë, me një stilolaps në dorë, të sigurt në vetvete, për të votuar më të mirin. Jepni fund këtij errësimi që i ndodhi  Maqedonisë me qeverinë qendrore që na i sollën”,- tha Gruevski.
 
“Gjatë katër muajve e gjysmë të fundit, ne kemi parë se si janë këto të qeverisë artificiale. Interesat kombëtare të shkelura, marrëveshja e dëmshme me Bullgarinë, njoftimi për ndryshim të emrit dhe identitetit, rënie të ekonomisë, pensionistët mbetën pa rroga, paga mesatare u zvogëlua edhe pse u premtua se do të rrisim pagën mesatare  500 euro që  në muajt e parë të qeverisjes së LSDM-së”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Vllatko Sajkoski, tha se shumë mirë i njeh problemet që i tangojnë banorët e kësaj ane. Ai theksoi se prioriteti i tij i parë do të jetë ekipimi i shpejtë i administratës komunale që do të punojë në interes të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.
 
“Do të përfshijë stafin e ri, profesional, para së gjithash ambicioz. Një ekip i fortë që mund t'u përgjigjet të gjitha sfidave të ardhshme. Administrata do të fokusohet në mënyrë specifike në mbështetjen e të gjitha projekteve ekonomike të iniciuara, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Hapi tjetër që do të merrja do të ishte riorganizimi i ndërmarrjeve publike sipas nevojave të komunës së madhe. Me infrastrukturë të mirë, me qasje të lehtë dhe efikase deri te shërbimet, komunën tonë do ta bëjmë tërheqëse edhe për investitorët e huaj. Investimet e huaja nënkuptojnë ndërtimin e fabrikave të reja me standarde të larta, vende të reja të punës, të ardhura më të mira në buxhetet familjare dhe standard më të mirë për jetesë”,- u shpreh kandidati për kryetar në Kërçovë nga VMRO-DPMNE, Vllatko Sajkoski.
 
Sipas tij, me përmirësimin e infrastrukturës, me qasje të lehtë dhe efikase të shërbimeve, Kërçova do të bëhet një komunë tërheqëse për investitorët e huaj. Sajkoski  tha se nëse bëhet kryetar komune, në fokus do të ketë pengimin e shpërnguljes së të rinjve si dhe kthimin e mërgimtarëve në vendlindje.  
 
SANIJE DURAKU