Referendumi në Katalonjë, sindikatat në grevë, politika kërkon zgjidhje
Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës....

Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojë pjesë të tëra të Katalonjës, nismë e organizatave vendase dhe sindikatës së tregtisë si kundërpërgjigje ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave gjatë votimit të së dielës. Greva e së martës, si reagim ndaj dhunës, bëri që transporti publik, shkollat dhe klinikat e Katalonjës të mbyllen për një ditë.
Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, kërkon një ujdi të re me qeverinë qendrore të kryeministrit, Marian Rajoy, i cili kërcënon nga ana e tij t`ia pezullojë rajonit të pasur verilindor edhe autonominë e zgjeruar që gëzon aktualisht.
Puigdemont kërkon ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar ngërçin mes dy palëve, por Komisioni Europian e përshkroi krizën si “çështje të brendshme” të Spanjës që duhet zgjidhur në linjë me rendin kushtetues. (Besim Abdullai, TVM2)
