Puna e Këshillit Gjyqësor, ekspertët kërkojnë transparencë dhe pavarësi
Instituti për të drejtat e njeriut në raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor.....

Instituti për të drejtat e njeriut në raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor në periudhën maj-korrik 2017, ka dhënë vërejtjet për punën e Këshilli Gjyqësor. Vlerësimet për punën e kryetarëve të gjykatave janë bërë jashtë syve të opinionit, raportin që ky institucion duhej ta dorëzonte në mars, e ka dorëzoi në korrik.
Në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor janë vetëm biografitë e kandidatëve të zgjedhur për kryetarë gjykatash, por jo edhe biografitë e kandidatëve të tjerë. Ekspertët kërkojnë më shumë transparencë dhe pavarësi të këtij institucioni të rëndësishëm për reformimin e gjithë sistemit gjyqësor.
“Janë shkatërruar bazat e pavarësisë dhe autonomisë së Këshillit Gjyqësor, para nesh është një periudhë kohore në të cilën patjetër të normalizohen aktivitetet dhe të merren masa serioze, të “updejtohet” do të thosha puna e Këshillit Gjyqësor përmes vendosjes së një koncepti të ri, që do të jetë garanci e pavarësisë dhe autonomisë së tij”,- deklaroi gjykatësi, Llazar Nanev.
“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë kohore është transparenca më e madhe, nevoja e prezantimit të atyre që janë probleme jo vetëm për opinionin, mendoj se kjo në masë të madhe do të ndihmojë edhe në realizimin e tanishëm të asaj që nënkupton draft - strategji, të asaj që nënkupton redaktime ligjore dhe plotësim të vërejtjeve”,- tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut.
