Maqedoni
PThP me komision të përkohshëm, mbikëqyrje të parregullsive zgjedhore
03.10.2017 15:37
Prokuroria Publike ka krijuar një komision të përkohshëm për të monitoruar procesin zgjedhor...

Detyra e komisionit është të mbikëqyrë parregullsitë eventuale dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve. Parregullsitë qytetarët mund t’i lajmërojnë përmes postës elektronike, por komisioni mund të veprojë sipas informacionit dhe sipas lajmërimeve të shoqatave qytetare, apo partive të cilat lajmërojnë çfarëdolloj shkeljeje që ka të bëjë me fushatën zgjedhore.
“Janë dhënë udhëzime drejtuar të gjitha prokurorive të larta publike gjatë ditës së zgjedhjeve, krahas kujdestarive të rregullta të organizojnë edhe kujdestari të jashtëzakonshme që do të jenë ekskluzivisht për këtë qëllim, të veprojnë sipas lëndëve për parregullsi zgjedhore që eventualisht do të ishin lajmëruar”,- deklaroi kryetari i Komisionit të PThP-së për ndjekjen e procesit zgjedhor, Xhelal Bajrami.
Gjatë zgjedhjeve të kaluara, nga një komision i njëjtë të formuar në Prokurorinë Themelore Publike, u hapën 72 lëndë por vetëm pesë morën epilog gjyqësor edhe atë katër dënime me kusht dhe një dënim me burg prej dy vitesh e dy muaj për shkatërrim të fletëvotimit.
ARLINDA BAFTIU
