Fruthi, edhe tre raste të reja javën që lamë pas

03.10.2017 16:27

Janë regjistruar edhe tre raste të reja me Morbili....

Janë regjistruar edhe tre raste të reja me Morbili, bëjnë të ditur nga Komisioni i sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e çon në 6 numrin e rasteve të hospitalizuara e në 11 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga Fruthi.

“Gjashtë personat e hospitalizuar janë të izoluar në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe nuk paraqesin rrezik për përhapje të Fruthit. Deri tani në Maqedoni u vaksinuan 1932 raste, prej të cilave 1352 persona gjatë javës së kaluar në Shkup”,- deklaroi Zharko Karagjovski nga Instituti i Shëndetit Publik.

Vetëm 68% e qytetarëve janë vaksinuar vitin e kaluar nga fruthi që është në nivel të ulët dhe nga IShP u apelojnë qytetarëve dhe mjekëve që pacientët e sëmurë t’i hospitalizojnë urgjentisht për të parandaluar ndonjë epidemi eventuale. (Sevdije Metaj-Zyberi, TVM2)