Maqedoni
Lika – Zannier: Zbatimi i MO-së, burimi i barazisë në vend
03.10.2017 16:55
Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve më të vogla dhe zhvillimi i një shoqërie multietnike, janë elemente kyçe për arritje të një shkalle më të lartë integrimi...

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri, Hazbi Lika, në takimin me komisarin e lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, Lamberto Zannier. Edhe përkundër vështirësive në dhjetë vitet e fundit, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit po lëviz drejt mbylljes së normave që dalin nga kjo marrëveshje.
Fryma e MO-së në raport me të drejtat e komuniteteve është burimi i barazisë në këtë vend. Parimi i balansit në të gjitha sferat e kohezionit social është po ashtu faktor i rëndësishëm për arritje të kritereve të shteteve të zhvilluara, ka deklaruar Lika.
Zannier tha se shoqëria e integruar krijohet vetëm me bashkëjetesë dhe bashkëpunim në mes të gjithë komuniteteve. Zanieri është takuar edhe me ministren e Arsimit, Renata Deskovskan, me të cilën ka diskutuar për reformat dhe ndryshimet në Ligjin për arsim. Deskovska ka potencuar se Maqedonia është lidere në rajon sa i përket të drejtës për mësim në gjuhë amtare të komuniteteve joshumicë.
