MAQEDONI
Anketë: VMRO e para, LSDM më pak rejting se BDI
23.06.2014 18:30
Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të kryesojnë anketat...

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të kryesojnë anketat. Madje në anketën e fundit të IRI-t BDI gëzon rejting më të lartë se LSDM.
Sipas Hulumtimit të IRI-t të realizuar prej 23 majit deri më 29 maj të vitit 2014me 1101 të anketuar, VMRO-DPMNE gëzon rejting prej 34 %, e ndjekur nga BDI me 14%, LSDM-ja opozitare rradhiutet partia e tretë me vetëm 10 % mbështetje dhe PDSH me 4 %. Ndërsa për partinë GROM janë përcaktuar 1% e qytetarëve.
Në pyetjen “Në cilin politikan keni më shumë besim”, një e katërta e të anketuarve, madje janë përgjigjur për Nikolla Gruevskin, ndërsa tek Zoran Zaev besim kanë vetëm 3 % e qytetarëve të anketuar. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka 9 % besueshmëri, Menduh Thaçi 3, ndërsa Rufi Osmani 2. Gjogje Ivanov ka besimin e 5 % të qytetarëve, ndërsa Stevo Pendarovski 4.
