Shkup, zjarr në një shtëpi, hetohen shkaqet

03.10.2017 17:54

Është djegur sot në mëngjes shtëpia e ish-ministrit, Vllado Misajllovski...

Është djegur sot në mëngjes shtëpia e ish-ministrit, Vllado Misajllovski, por zjarri është aksidental, të paktën kështu tregojnë dëshmitë fillestare.

Zjarri ka shkatërruar tërësisht katin e sipërm të shtëpisë dhe duket se ka filluar nga furra që gjendet në katin përdhesë.

Zjarrfikësit intervenuan menjëherë me 6 makina dhe 18 persona. Gjatë intervenimit një zjarrfikës është lënduar nga tymi i dendur. Policia ende po heton shkaqet e shpërthimit të zjarrit.