Zëvendëskryeministri Osmani në Kosovë, diskutohet mbledhja e afërt e dy qeverive

03.10.2017 18:24

Edhe pse për shkak të angazhimeve partiake në prag të zgjedhjeve lokale....

Edhe pse për shkak të angazhimeve partiake në prag të zgjedhjeve lokale mori pushimin vjetor, zëvendëskryeministri Osmani sot qëndroi në Prishtinë.

Osmani në Prishtinë është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ministrin për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe me të tjerë zyrtarë të lartë me të cilët ka diskutuar rreth mundësisë së mbajtjes së mbledhjes të përbashkët të dy qeverive dhe mundësisë së avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, siç është bashkëpunimi rajonal, bashkëpunimi ndërkufitar, projekti Belanoc- Stançiç etj.