Migrantët në Greqi pa kujdes të duhur shëndetësor
Refugjatët dhe migrantët në Greqi, marrin pak ose fare shërbime mjekësore.....

Refugjatët dhe migrantët në Greqi, marrin pak ose fare shërbime mjekësore, ka thënë grupi i ndihmës Doktorët e Botës.
Rreth 60 mijë migrantë dhe refugjatë janë duke qëndruar në Greqi, kryesisht në kampet e mbipopulluara, të cilat nuk kanë kushte higjienike. Më shumë se gjysma e 20 mijë migrantëve që arritën sivjet në Greqi janë gra dhe fëmijë, thuhet në të dhënat e OKB-së.
Ky grup, pas intervistimit të migrantëve në Greqi, ka gjeture se 72 për qind e problemeve shëndetësore me të cilat përballen migrantët, janë trajtuar në mënyrë “joadekuate” ose nuk janë trajtuar fare.
Grupi Doktorët e Botës ka gjetur se gratë shpesh nuk kërkojnë fare përkujdesje shëndetësore, pasi nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre. Ato, madje nuk e kuptojnë sistemin e përkujdesitshëndetësore ose kanë frikë se nëse kërkojnë ndihmë mjekësore mund të arrestohen.
Azilkërkuesit në Greqi kanë qasje në spitale dhe kujdes shëndetësor, por sistemi i shëndetit publik, që është goditur për shkak të krizës ekonomike, po përpiqet që të përballojë fluksin e pacientëve.
