Botë

Protestë e dhunshme në Mitrovicë

23.06.2014 18:32

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona, pas protestës së djeshme në Mitrovicë...

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona, pas protestës së djeshme në Mitrovicë, e cila u zhvillua në tensione, hedhje  gurësh dhe në tym e flake nga djegja e automjeteve.
 
Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë pjesëtarë të policisë dhe 10 protestues kanë marrë lëndime, ndërkaq 6 vetura të policisë janë djegur, ndërsa ka pasur edhe vetura tjera të dëmtuara.
 
Në Mitrovicë, u protestua dje kundër barrikadës të vendosur mbi urën kryesore të Ibrit, e cila dit më pare u hoq për disa orë dhe u rivendos sërish nga serbët.Kryetari I Jugut të Mitrovicës Agim Bahtiri ka kërkuar heqjen e barikadës dhe lejimin e lëvizjes së lire të qytetarëve,  por kolegu i tij serb I komunës veriore Goran Rakiç ka fajsuar pikërish Bahtirin për protestën e djeshme.
 
Protesta ishte paralajmëruar e qetë, por ajo ka eskaluar pasiqë asaj i janë bashkangjitur qytetarët nga qytetet tjera. Policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës për të penguar turmën.Situata gjat ditës së sotme në dy anët e Ibrit ka qenë e qetë.