MAQEDONI
“EVN”, “ELEM” dhe “MEPSO”, ndanë bursa për studentët e dalluar
23.06.2014 18:34
14 studentët më të mirë të fakultetit të elektronikës dhe teknologjive informatike...

14 studentët më të mirë të fakultetit të elektronikës dhe teknologjive informatike, që kryen vitin e parë me notë mesatare 8, fituan bursa nga “EVN-Maqedoni” dhe kompanitë shtetërore, “ELEM” dhe “MEPSO”. Bursat kapin vlerën e 6 mijë denarëve në muaj.
“EVN” ndau katër bursa, ndërsa 10 bursa tjera i ndanë dy kompanitë energjetike shtetërore.
Praktika e këtillë do vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë mënyrë, këto kompani japin mbështetje për kuadrot e reja profesionale nga sektori i elektro-energjetikës, në mënyrë që të përgatiten dhe të kyçen në zhvillimin e kompanive në të ardhmen.
Nga “EVN” theksuan se ata tashmë kanë punësuar një pjesë të bursistëve të mëhershëm.
