Maqedoni
Zhan Aselborn qëndron për vizitë pune në Maqedoni
04.10.2017 12:04
Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë...

Gjatë vizitës, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrovin, në të cilin pritet të këmbehen mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre në sferat me interes të ndërsjellë.
Theks i veçantë do të vendoset për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për rolin dhe mbështetjen e Luksemburgut në realizimin e këtij qëllimi strategjik. Në kuadër të vizitës, ministri Aselborn do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje europiane, Bujar Osmanin, zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanovi, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, dhe kryeministri, Zoran Zaev.
