Maqedoni

Takim për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e viktimave të dhunës në nivel lokal

04.10.2017 12:12

Në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe Shoqatës së familjeve me një prind “Një mundet”...

Në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe Shoqatës së familjeve me një prind “Një mundet”, sot do të mbahet takim rajonal për kandidatë për kryetarë komunash dhe bartësit e listave të këshilltarëve për rajonin e Shkupit.
 
Në këtë takim do të prezantohet nevoja për ndërmarrjen e masave konkrete në nivel lokal dhe sigurimin e mjeteve nga vetëqeverisja lokale për zhvillimin e qasjes deri te serviset për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës. Kandidatët do të nënshkruajnë angazhim publik për zhvillimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve viktima të formave të ndryshme të dhunës, përfshirë edhe dhunën në familje.
 
Ky është takimi i dytë me kandidatët për kryetarë komunash prej tre takimeve të parapara. I pari u mbajt në Tetovë. Prej atje përkujtojnë se me nismën e Rrjetit kombëtar, më 25 tetor të vitit të kaluar, liderët e 17 partive politike kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave.