Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, në 20:30 debati për Studeniçanin në TVM 2

04.10.2017 13:42

TVM 2 vazhdon me emetimin e debateve zgjedhore...

Përballë votuesve të tyre, sonte në 20:30 në ekranin e servisit publik përballen kandidatët e partive politike që garojnë në komunë e Studeniçanit.

Sa i njohin ata problemet e vërteta të banorëve të komunës për të cilën garojnë? Cilat janë ofertat e tyre? A kanë afatizime konkrete se kur do t’i realizojnë premtimet e  tyre për projektet afatgjata dhe afatshkurtra për të cilat kanë nevojë banorët e Studeniçanit? Të gjitha këto. sonte në 20:30 në TVM 2 dhe TVM 2 sat.