MAQEDONI
Përkujtohet dëshmori Beqir Sadiku
23.06.2014 18:45
Me një akademi përkujtimore, në Kumanovë u përkujtua 13 vjetori i rënies së dëshmorit të Kombit, Beqir Sadiku...

Me një akademi përkujtimore, në Kumanovë u përkujtua 13 vjetori i rënies së dëshmorit të Kombit, Beqir Sadiku, “Komandant Sllupçani”, pjesëmarrës në tre luftërat e fundit të shqiptarëve në Ballkan, i cili ra heroikisht në betejën e Haraçinës.
Familjarët dhe shokët e tij të luftës dhe idealit, shpalosën kujtime para të pranishmëve.
Veprën heroike të dëshmorit e përkujtuan edhe kryetarët e tre komunave ku ai ka luftuar.
Në 13 vjetorin e rënies së dëshmorit, u promovua edhe libri me titull “Luftëtari i tri emblemave–Beqir Sadiku, “Komandant Sllupçani” nga Minir Ademi, si dhe filmi dokumentar “ Tri emblema–një ideal” nga autori Nexhat Aqifi.
Autorët nga një kopje të librit dhe dokumentarit ia dhuruan vajzës së dëshmorit Beqir Sadikut, Lorina Sadikut, e cila kur babai i saj ra heroikisht, ishte vetëm katër muajshe, kurse sot është 13 vjeçe dhe është nxënëse e dalluar në shkollën fillore “Faik Konica“ në Sllupçan.
