Promovimi i pullës postare për fëmijët me sëmundje të rralla

04.10.2017 14:34

Pulla postare për fëmijët me sëmundje të rralla....

Pulla postare për fëmijët me sëmundje të rralla, u promovua sot nga Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla dhe postat e Maqedonisë. Kjo pullë postare është e para e këtij llojit në botë. Ajo do të kushtojë 48 denarë dhe është shtypur me tirazhë prej 6000 pullash.

“Ne e mësojmë sëmundjen dhe jetojmë me të, edhe pse është tejet e vështirë. Kur e dimë se sa vështirë është të diagnostikohen personat me këto sëmundje, pastaj ata nuk kanë trajtim adekuat mjekësor e ilaçe kur ata kanë nevojë”,- deklaroi kryetarja e Shoqatës “Jeta me sfida”, Vesna Aleksovska.

Promovimi i pullës është një ndihmë që postat e Maqedonisë po ia ofrojnë kësaj shoqate.

Ne si institucion do të mundohemi që sa më shumë te jemi pranë tyre që ata të mos ndihen të vetmuar. Shpresoj se edhe institucionet e tjera do ta ndjekin shembullin tonë”,- u shpreh drejtori i Sh. A. Postat e Maqedonisë, Fadis Rexhepi.

Edhe personat me nevoja të posaçme mund të kenë jetë më cilësore, madje edhe familjet, por këtë mund ta bëjnë vetëm me ndihmën tonë, u tha me këtë rast.

(Sevdije Metaj-Zyberi, TVM2)