Maqedoni
Aselborn: Zgjedhjet të reflektojnë demokracinë e vendit
04.10.2017 15:00
Qeveria e re po shkon në drejtim më të mirë dhe shohim përpjekje për reforma...

Ky ishte vlerësimi i ministrit të Jashtëm të Luksemburgut, Aselborn, pas takimit me homologun e tij në Shkup, Nikolla Dimitrovin. Sa i përket zgjedhjve lokale, ato duhet të rezultojnë nën frymën demokratike, theksoi Aselborn.
“Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin. Janë zgjedhjet e para pas atyre parlamentare që do t’i mbikqyr OSBE. Është shumë me rëndësi që zgjedhjet të organizohen në mënyrën e duhur dhe të japin rezultat i cili do të reflektojë demokracinë në vendit”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn.
Vizita e diplomatit të Luksemnurgut vjen pikërisht në kohën kur vendi po realizon reforma të brendshme dhe qasje të re në politikën e jashtme, theksoi ministri i Jashtëm, Dimitrovi.
“Prezantova tregimin tonë pozitiv, si dhe e binda homologun se do të bëjmë gjithçka që është e mundur që në fund të vitit ta bindim KE-në të na japë rekomandim të pastër si dhe t’i bindim fqinjët dhe partnerët tanë europian se Maqedonia duhet t’i fillojë bisedimet paraqasëse me BE-në vitin e ardhshëm”,- u shpreh ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
I pyetur për përfundimin e tërësishëm të krizës politike, Dimitrovi tha se fjala e fundit është e gjykatës dhe jo e ekzekutivit, sepse fundi i vërtetë i krizës është me përgjegjësinë e përgjimeve joligjore.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
