Pas nënës, ndërron jetë edhe foshnja. KGJSh: Ishte lindje me rrezik të lartë
Pas vdekjes së 30 vjeçares nga Tetova gjatë lindjes....

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, mbrëmë ka ndërruar jetë një foshnje treditore. Foshnja nga Klinika e Tetovës ishte sjellë për trajtim në Klinikën e Shkupit natën e 30 shtatorit dhe 1 tetorit.
Nga klinika bëjnë të ditur se gjatë tërë qëndrimit në spital gjendja shëndetësore e foshnjës ka qenë kritike, me shenja të dëmtimit serioz të më tepër organeve dhe sistemit organik.
“Foshnja ka lindur me ekstrator vakumi dhe është reanimuar në inkubator menjëherë pas lindjes. Nivelet e lindjes kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta, që tregon për vuajtje të rëndë gjatë periudhës perinatale. Foshnja është sjellë tek ne nga Spitali klinik i Tetovës, i shoqëruar nga mjeku dhe një infermiere nga reparti i të sapolindurve. Përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit të repartit për kujdesje intensive, pas tre ditëve qëndrimi në repartin tonë, dje rreth orës 14:00 foshnja ndërroi jetë pas një reanimacioni të gjatë”,- deklaroi Liliana Kojiq nga Reparti për kujdesje intensive – Klinika gjinekologjike, Shkup.
Nëna e foshnjës po ashtu vdiq më 30 shtator në Klinikën e Tetovës për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. (Gyltene Sinani, TVM2)
