Maqedoni

Qeveria: Ministritë të azhurnojnë obligimet për planin 3-6-9

04.10.2017 15:35

Të gjitha ministritë deri në fund të kësaj jave duhet që të përfundojnë azhurimin e obligimeve të tyre...

Të gjitha ministritë deri në fund të kësaj jave duhet që të përfundojnë azhurimin e obligimeve të tyre dhe dinamikën e përmbushjes së aktiviteteve të parashikuara në plani 3-6-9, të cilat duhet të realizohen në periudhën gjashtëmujore.
 
Ky është vendim i qeverisë i cili është marrë në seancën e fundit. Nga qeveria gjithashtu theksojnë se kanë informuar ministrat se ka arritur një letër nga KE në të cilën kërkohen që të gjitha ministritë të bëjnë mini pyetësor në lidhje me atë se çfarë është bërë dhe e njëjta do të shërbejë për përgatitjen e raportit më të ri të KE-së.  
 
“Mini pyetësori dhe përgjigjet nga i njëjti duhet të shërbejnë si material informativ për formimin e raportit të ardhshëm apo më të ri të Komisionit Europian, për përparimin e Republikës së Maqedonisë. Për momentin ky nuk është obligim vetëm për ne, por edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Gjatë seancës së qeverisë gjithashtu është marrë vendim që të gjitha ministritë të japin informacione për të drejtat dhe praktikat e tyre për pagesën e kompensimit për punën plotësuese jashtë orarit të punës. Qeveria ka shqyrtuar edhe rekomandimin për participim në shpenzimet për përkujdesje, edukim dhe rekreacion të fëmijëve në kopshte.  
 
ERSAN PAJAZITI