Zgjedhjet lokale 2017, BESA paraqet vizionin për Bërvenicën
Lëvizja BESA prezantoi mbrëmë programin e saj në komunën e Bërvenicës.....

Lëvizja BESA prezantoi mbrëmë programin e saj në komunën e Bërvenicës. Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, tha se qasja me qytetarët është e hapur dhe konstruktive dhe gjithnjë i marrin parasysh sugjerimet dhe kritikat, diskutojnë rreth programit dhe platformës zgjedhore.
“Jemi një subjekt i ri në politikë dhe përzgjedhjen edhe të orientimit tonë ideologjik edhe të kandidatëve e kemi bërë shumë me kujdes dhe këtë duke u bazuar edhe në përvojën e deritanishme të politikës që nga fillet vitet e 90-ta”,- tha Bilalli. “Lë të provojë, dikush mund ta llogarisë si dështim e dikush si përvojë pozitive, po për ne është periudhë dinamike. Kemi pasur shumë parti politike të cilat kanë qenë dhe janë larguar nga skena politike, si rrjedhojë e kësaj është Lëvizja BESA, si një parti e re e cila kryesisht inkuadron kuadro të rinj”,- tha mes tjerash Bilalli.
“Janë kuadro të cilat e kanë memorien e politikës së deritanishme, por të cilat nuk e kanë bagazhin politik të keqpërdorimeve dhe dështimeve të kësaj politike, prandaj vlerësojmë që edhe përvoja jonë sa i përket orientimit tonë si subjekt politik, por edhe përzgjedhja e kandidatëve është përparësia jonë në këto zgjedhje dhe ne këtë e kemi bërë me një kujdes shumë të madh, sepse vlerësojmë që shqiptarët nuk duhet dhe nuk guxojmë më të dështojmë dhe nëse nuk guxojmë te dështojmë sepse mjaft kemi dështuar dhe mjaftë kemi përvojë, ta quaj negative, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm në artikulimin e politikave, ofertës tonë edhe përzgjedhjen e kandidatëve, prandaj sot jemi këtu dhe jemi krenarë që prezantojmë bashkëfshatarin tuaj dhe njërin të cilin ne e kemi vlerësuar si më të mirë edhe pse kemi pasur që nga fillimi edhe të tjerë”,- tha kryetari i Lëvizës BESA, Bilall Kasami.
Selatin Jusufi, kandidati i BESËS për kryetar në Komunën e Bërvenicës, para simpatizantëve të kësaj partie premtoi se do të realizojë të gjitha projektet e prezantuara para tyre.
“Besoj se gjithë ne e dimë se ne çfarë kushte jemi duke përjetuar ditëve të sotme, paraqitja jonë në skenën politike jo se ka kundër të asaj që është bërë deri sot, por mendojmë se me përkrahjen që kemi me elitën e Lëvizjes BESA, me të gjithë ekipin, me gjithë këta të rinj, mendojmë se projektet të gjithë nuk janë bërë dhe të cilat na presin në raport me të tjerët, ne do t’i kryejmë me më sukses, pra unë me këtë program që ju e keni përpara, në një fare mënyre kam lidh një kontratë me ju si votues dhe ju si qytetarë, gjithçka çka ndodh aty u garantojmë se do ta realizojmë me përkushtim, por ajo nuk do të përfundojë vetëm e me ato lista. Në qoftë se një iniciativë qytetare do të ketë nevojë edhe për çështje tjera, ne edhe ato do të mundohemi t’i realizojmë, pra nga ana ime dua të paraqes një siguri tek ju dhe normal që kërkojmë përkrahjen tuaj që më 15 tetor të vlerësoni, me një bindje të ftohtë të votoni për proceset apo për programet për të cilat ju mendoni se janë në favor të qytetarëve”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Bërvenicës - Lëvizja BESA, Selatin Jusufi.
Bartësi i listës, Bujamin Rushiti, falënderoi simpatizantët e kësaj partie duke siguruar se ata nuk do të dështojnë me të gjitha projektet të cilat janë paraparë.
“Unë si këshilltar i ardhshëm në Komunën e Bërvenicës do të jem i sinqertë dhe të gjithë ata të cilët i kemi paraqitur në programin tonë të cilin e llogarisim edhe si një marrëveshje ndërmjet dhe neve si parti politike, do t’i zbatojmë, jam këtu edhe si korrektorë edhe të kryetarit të ardhshëm të komunës për punët të cilat i ka premtuar t’i realizojë me përpikëri dhe ne do të jemi të hapur dhe transparentë për të gjithë atë se çka do të ndodhë në komunën tonë”,- tha bartësi i listës në Komunën e Bërvenicës – BESA, Bujamin Rushiti.
Lëvizja BESA mbrëmë përpos takimit me simpatizantët e fshatit Çellopek, pati takime edhe me banorët e fshatit Miletinë dhe Tenovë. Ata paralajmëruan se takimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijmë në fshatrat e tjera të Pollogut. (Hamide Ibrahimi-Emini, TVM2)
