Zgjedhjet lokale 2017, LSDM prezanton vizionin për Karposhin dhe Çairin
Kandidati i LDSM-së për kryetar të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev....

Kandidati i LDSM-së për kryetar të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, duke prezantuar programin për zgjedhjet lokale 2017, tha se Karposhi tani më disa vite është komunë e rrëmbyer nga premtime të rreme dhe nga mafia urbane.
Ai premtoi se oborret e shkollave do t'i kthejnë në zona rekreative dhe palestra, do të rekonstruojë sallën “Partizan”. Stefan Bogoev gjithashtu para qytetarëve të Komunës së Karposhit paralajmëroi se nëse ai fiton në zgjedhjet lokale, do të ndërtojë tre pishina, ndërsa për të moshuarit u zotua se do të ndërtojë qendra rekreative.
“Tani ka ardhur koha që ne të kujdesemi për shëndetin dhe jetën tuaj. Ju njoftoj se do inkuadrojmë kontroll pa pagesë shtëpiak për të gjithë personat më të moshuar në Komunën e Karposhit. Në emër të ekipi tim paralajmëroj se menjëherë pas 15 tetorit do të kryej revizion të planeve urbanistike dhe revizion të punës financiare në Komunë e Karposhit. Në Zllokuqani rreth lumit Vardar do të ndërtojmë shtëpi ultra moderne për pleq si dhe qendër rekreacioni. Ju jap besën se para së gjithash do të jem së pari mik i juaji e më pas kryetar komune”,- u shpreh kandidati për kryetar në komunën e Karposhit nga LSDM, Stefan Bogoev.
Kandidati kryetar në komunën e Qendrës, Petre Shilegov, pas vizitës së Çarshisë së Vjetër në Shkup dhe Bit Pazarit, tha se ka ardhur koha që të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen tregtarët e tregut të gjelbër të Bit Pazarit.
“Në Bit Pazar u takuam edhe me shitësit edhe me blerësit. Ne diskutuam edhe për problemet e pazarxhive dhe për problemet e qytetarëve të cilët duhet të paguajnë për të siguruar mallrat e nevojshme. Të gjithë u pajtuam se ajo që deri më tani ka ndodhur në shtetin tonë duhet të mbaroj, ndërsa punën e filluar me 11 dhjetorë bashkërisht ta realizojmë edhe në nivel lokal, me qëllim që të vendosim në tregti, në funksionimin e tregjeve në Shkup.” - tha kandidat për kryetar në Qytetin e Shkupit, nga rradhët e LSDM-Së, Petre Shilegov.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, vizitoi Komunën e Çairit, për t’u takuar me kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës, Visar Ganiun. Zaevi kërkoi përkrahje për siç tha “njeriu për të cilin jam i bindur se do të punojë trimërisht për interesin e të gjithë qytetarëve të Shkupit”.
“Çairi është pasqyrë e shtetit tonë multietnik, si do të sillet Çairi, ashtu do të sillet edhe Maqedonia. Ju ftoj që me të gjitha dallimet tona, të përcjellim nga Çairi mesazhet për unitet dhe besim për një perspektivë të përbashkët e të barabartë për të gjithë qytetarët”,- tha Zaevi.
"Sot erdha në Çair për të kërkuar mbështetje për mikun tonë Visar Ganiun. Ky është Visari, që ka lindur këtu, është rritur në këtë komunë, e di shumë mirë me çfarë probleme ballafaqohet Çairi, është person i cili beson në bashkimin e qytetarëve tonë. Ky është personi i cili do u shërbej gjithë qytetarëve në mënyrë të njejtë, person i cili ka ide brilante për zhvillimin e Çairit ashtu si gjithë dëshirojmë ta shohim. Sepse edhe kryeqyteti edhe këtu në Çari ende kemi lagje të tëra siç është Serava, ku nuk është zgjidhur çështja e kanalizimit fekal dhe atmosferik e as ujësjellësi, prandaj këtu shteti do të ndihmojë",- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zeavi së bashku me kandidatin për kreun e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegovin, kanë shqyrtuar së bashku të gjitha projektet e propozuara, si edhe kanë diskutuar për konceptin menaxhimit të kësaj komune, problemet dhe vështirësitë që duhet të tejkalohen për të përmirësuar, si bashkëpunimin mes pushteteve lokale, por edhe ekzekutivit, ashtu edhe jetën dhe zhvillimin e komunës dhe banorëve të saj.
Në këtë takim, kandidati për kryetar komune, Ganiu, ia ka prezantuar kryeministrit Zaev dokumentin për strategjinë e zhvillimit të komunës gjatë katër viteve të ardhshme, përkatësisht të 11 pikat e kontratës dhe vizionin e tij për të ardhmen e komunës, ndryshimet në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimit të arsimit dhe kulturës, mbështetjen për rininë dhe sportin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë e të tjera. (Sanije Duraku, TVM2)
