Futboll
Brazili kërkon kualifikim përmes Kamerunit
23.06.2014 21:04
Brazili përballet me atë që do të duhej të ishte detyrë relativisht e thjesht...

Brazili përballet me atë që do të duhej të ishte detyrë relativisht e thjeshtë, për të avancuar nga faza grupore në kampionatin botëror të futbollit që po zhvillohet në këtë vend.
Brazili duhet të mposhtë apo të luajë baras me Kamerunin, ekipin që e luan ndeshjen e fundit para se të kthehet në shtëpi. Por në turneun plot me befasi, lojtarët brazilian janë të kujdesshëm para ndeshjes të së sontme që luhet në Brasilia. Ata besojnë se përballja me ekipin që nuk ka çka të humb është më e vështirë se që shumë njerëz mendojnë.
Brazili kryeson në grupin A me katër pikë nga dy ndeshje. Meksika poashtu ka katër pikë, por goldallim më të dobtë. Pos përkrahjes së madhe nga tifozët, Brazili në botëror hyri si fitues i turneut përgatitor të zhvilluar para një viti, Kupës së Konfederatave dhe me 15 fitore në 16 ndeshjet e fundit.
Por pas eliminimiit të hershëm të kampiones në fuqi, Spanjës si edhe Anglisë, dhe pas befasive të Kosta-Rikës, që mposhti Uruguain e Italinë, brazilianët e dijnë se nuk guxojnë të marrin gjërat e garantuara.
Lojtarët kamerunas ende prezantojnë vendin dhe do të mundohen të kthehen në shtëpi me fitore kundër Brazilit. Kameruni humbi 1:0 nga Meksika dhe 4:0 nga Kroacia. Ndërsa Brazili fitoi 3:1 kundër Kroacisë dhe luajti pa gola me Meksikon.
