Maqedoni
Aksioni i policisë, arrestohen persona për keqpërdorim të detyrës
05.10.2017 11:37
Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev, ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, të cilët për momentin gjenden në gjykatë...

Ai nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por mediumet kanë shkruar se bëhet fjalë për dyshime rreth keqpërdorimit të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjatë ndarjes së subvencioneve bujqësore. Sipas Ribarevit, arrestimet kanë filluar në orën 9 të mëngjesit, duke shtuar se nuk e din se sa është numri i saktë i personave të arrestuar dhe deri kur do të ketë arrestime.
Sipas informatave të fundit, numri më i madh i të arrestuarve janë nga Shkupi, por se ka edhe persona nga Gjevgjelia dhe Vallandova. Të gjithë ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.
