Maqedoni

Incidenti në Kërçovë, ndërroi jetë kandidati i pavarur, Alit Abazi

05.10.2017 12:09

Bartësi i listës së pavarur për këshilltar në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi, i cili u qëllua më 27 shtator në një incident në Kërçovë...

Bartësi i listës së pavarur për këshilltar në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi, i cili u qëllua më 27 shtator në një incident në Kërçovë, ka ndërruar jetë këtë mëngjes në klinikat e Shkupit, si pasojë e lëndimeve të marra.
 
Nga Klinika Kirurgjike informojnë se edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, Abazi ndërroi jetë në orën katër të mëngjesit. Në incident përkrah tij u lënduan edhe dy persona tjerë. Abazi u operua një ditë pas incidentit dhe deri para disa ditëve ishte në gjendje stabile.
 
Nga Prokuroria Themelore pas hetimeve të kryera, njoftuan se Abazi është qëlluar nga A. A. pas shpine, ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ky rast nuk është i lidhur me procesin zgjedhor.