Maqedoni
I vihet flaka një automjeti në Kapishtec
05.10.2017 13:55
Persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti "BMW" pronësi e A.J. (30) nga Shkupi, i cili është djegur në pjesën e përparme....

MPB informoi se mbrëmë në orën 02:23 D.J. ka denoncuar se në rr."Adam Mickieviq" në Shkup, nga ana e disa personave të panjohur të cilët kanë qenë me maska në kokë, me shishe paraprakisht të ndezur, i është vënë flaka në pjesën e përparme automjetit "BMW" me targa të Shkupit, pronësi e birit të tij A.J. (30), i cili vetë ka arritur ta shuajë zjarrin, ndërsa personat e kanë braktisur vendin e ngjarjes.
Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./Mia
