Botë

Kazuo Ishiguro, fituesi i Nobelit për Letërsinë për vitin 2017

05.10.2017 14:32

Kazuo Ishiguro është shpallur fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017...

Akademia e Nobelit ia ka dhënë Nobelin novelistit britanik.  Ishiguro, i lindur në Nagasaki, është një nga autorët më të të njohur të fiksionit bashkëkohor.
 
Shkrimtari u vlerësua nga Akademia Suedeze për shkak të fuqisë së madhe emocionale të përcjellë në romane.
 
Romanet më të njohura të shkrimtarit janë “The Remains of the Day” (1989) dhe “Never Let Me Go” që u shndërruan në filma. Ai ka shkruar tetë libra, të cilët janë përkthyer në mbi 40 gjuhë.
 
Ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë herë emri i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare ishte përfolur si një ndër pretendentët për t’u shpallur fitues. Midis emrave pretendues për Çmimin Nobel ishin edhe Margaret Atwood, Ngugi Wa Thiong’o dhe Haruki Murakami. 
 
Vitin e kaluar u vlerësua me çmimin prestigjoz prej 1.1 milionë dollarë kantautori Bob Dylan, një vendim që surprizoi të gjithë.
64-vjeçari ka lidur në Japoni dhe  familja e tij u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ai ishte 5 vjeç/Oranews