Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, LSDM prezantoi vizioni për Gjorçe Petrovin dhe Butelin
05.10.2017 15:19
LSDM mbrëmë ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Gjorçe Petrovit dhe Butelit për t’i drejtuar këto dy komuna dhe qytetin e Shkupit...

Kreu i kësaj partie, Zoran Zaev, kërkoi mbështetjen e tyre për t’i bërë, siç tha, komunat dhe qytetin e Shkupit moderne, urbane dhe pjesë të Europës. Ai premtoi se do të sigurojë kushte më të mira për jetë të shëndetshme për të gjithë qytetarët, gazifikim, ajër dhe ujë të pastër dhe më shumë para për komunat.
“Aleksandri është njeriu i cili do tua kthejë komunën qytetarëve të Gjoçe Petrovit, ndërsa në këtë nxitje do ta keni mbështetjen time të plotë dhe kryetarit të ri të qytetit të Shkupit, Petar Shilegov. Bashkërisht, Aleksandri dhe Petari, do të ndërtojnë një komunë moderne dhe urbane, e cila do të jetë pjesë e Europës dhe qytet modern. Të nderuar, na nevojitet mbështetja juaj që së bashku me këtë ekip ta realizojmë vizionin tonë për Shkupin. Shkupi, qytet i cili do të punojë për ju dhe qytet i cili bashkon”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Mbështetjen para të pranishmëve e kërkuan edhe kandidati për të parin e Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski, dhe kandidati për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov.
“Shkupi do të bëhet qytet i cili do të bashkojë. Gjorçe Petrovi do të jetë komunë ngushtë e lidhur edhe me Qendrën edhe me Aerodromin edhe me Çairin dhe me të gjitha komunat tjera. Nuk do të ju nevojiten 50 minuta që të arrini në Lisiçe të Re, komunikacioni do të jetë efikas dhe funksional. Transporti publik përfundimisht do të jetë mirë i organizuar. Do të ketë korsi të veçantë që i njëjti të jetë më i shpejtë dhe më efikas. Shkupi do të bëhet qytet i organizuar modern dhe europian ku jeta do të jetë e lehtë”,- u shpreh kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov.
“Këtu para jush premtoj se që në ditët e para të mandatit bashkë me ekipin tim, se do të punojmë me përgjegjësi në zgjedhjen e problemeve në teren. Së bashku me kreun e qytetit të Shkupit Petre Shilegov do të sigurojmë gazifikim për çdo shtëpi që t’i zvogëlojmë shpenzimet për rrymë dhe drunj dhe ta zvogëlojmë ndotjen. Do ta rregullojmë kaosin me komunikacionin tek 4 korriku. Do t’i revidojmë të gjitha planet detale urbanistike dhe do të kërkojmë ndryshimin e planit të përgjithshëm urbanistik për ta rregulluar trafikun”,- tha kandidati për kryetar në Gj. Petrov nga LSDM, Aleksandar Naumovski.
LSDM ka mbajtur tubim edhe në komunën e Butelit, ku ka kërkuar mbështetjen e banorëve për të qeverisur me pushtetin vendor dhe qytetin e Shkupit.
“Një nga projektet e mia kyçe do të jetë gazifikimi i komunës në të cilën do të kenë qasje të gjitha amvisëritë, shkollat, çerdhet dhe objektet afariste. Me këtë qytetarët do t’i zvogëlojnë faturat për energji elektrike dhe do të kemi ajër të pastër. Do ta përpunojmë projektin i cili është më i hidhuri për Butelin. Do ta sjellim energjinë për ngrohje nga ngrohtorja Hekurana dhe kështu do të kemi energji të lirë për ngrohje. Do t’i rekonstruojmë të gjitha çerdhet. Do t’i renevojmë të gjitha shkollat. Do të ndërtojmë shkolla të reja”,- theksoi kandidati për kryetar në Butel nga LSDM, Velimir Smilevski.
Kushte më të mira për jetë banorëve të Butelit u premtoi edhe kandidati për kreun e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Duke krijuar kushte, do të mund t’i mbajmë të rinjtë në vendin tonë”,- tha ai.
NAIM RAMADANI
