Zgjedhjet lokale 2017, E Majta: T’i rregullojmë padrejtësitë në Gazi Babë
Kandidati për kryetar në komunën e Gazi Babës nga Partia E Majta, Zoran Trçepski....

Kandidati për kryetar në komunën e Gazi Babës nga Partia E Majta, Zoran Trçepski, ka prezantuar sot në një pres konferencë vizionin e partisë së tij për këtë komunë. Ai e ka cilësuar si katastrofë natyrore udhëheqjen e kaluar të kësaj komune nga e cila, sipas Trpçevskit, kanë pësuar më së shumti banorët e kësaj komune. Në pres konferencën e sotme, Trpçevski u ndal në parregullsitë e pagesës së dëmshpërblimeve nga vërshimet e fundit që goditën komunën.
“Ndodhi që familjet që kishin shtëpi më pak të dëmtuara të marrin shuma më të mëdha të dëmshpërblimit, ndërsa familjet me shtëpi 100% të dëmtuara të cilët ishin të detyruar prej themelit ti ndërtojnë shtëpitë e tyre, morën shumë më pak para për dëmshpërblim. Gjithashtu komisioni bëri vlerësim e dëmeve për automobilat, por për fat të keq ai dëmshpërblim kurrë nuk iu pagua banorëve. Vlerësojmë se komuna dhe institucionet e shtetit kanë bërë shumë pak për sanimin e pasojave dhe ndërmarrjen e masave për të mos lejuar përsëritjen e këtyre katastrofave natyrore”,- deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Gazi Babës nga E Majta, Zoran Trçepski.
Trçevski premtoi se nëse merr besimin e banorëve të kësaj komune, do të punojë që padrejtësitë të vihen në vend. Premtoi gjelbërimin dhe pyllëzimin e “Skopska Crna Gorës”, krijimin e rrjedhave shtesë në qarkoren e Shkupit që, sipas tij, është ndërtuar në mënyrë jo të rregullt, pastrimin e plotë dhe mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit dhe ujerave etj.
Trpçevski tha se E Majta gjithnjë qëndron pas qytetarit të thjeshtë, i kupton problemet e tyre dhe është e gatshme të përballet dhe të marrë masa për sanimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
