Turqi, burg të përjetshëm 34 “gylenistëve”
Një gjykatë në Turqi dënoi me burgim të përjetshëm 34 persona, të cilët u akuzuan se planifikuan vrasjen e presidentit, Rexhep Taip Erdogan...

Një gjykatë në Turqi dënoi me burgim të përjetshëm 34 persona, të cilët u akuzuan se planifikuan vrasjen e presidentit, Rexhep Taip Erdogan, gjatë tentativës së dështuar të grushtit të shtetit një vit më parë.
Shumica e të dënuarve janë ushtarë nga forcat speciale. Në total, gjykata mori në shqyrtim 46 persona, por shpalli të fajshëm vetëm 34 prej tyre.
Mendohet se ata kishin përgatitur një plan për të sulmuar presidentin në kohën që ky i fundit ishte duke pushuar në një hotel në zonën jug-perëndimore të Turqisë. Ende vijojnë proceset gjyqësore për mijëra ushtarë të tjerë të cilët dyshohet se u bënë pjesë e tentativës për rrëzimin e qeverisë.
