Futboll

Meksika apo Kroacia në 1/8

23.06.2014 21:10

Në orën 22:00 në Arena Pernanbuko do të zhvillohet ndoshta takimi më i rëndësishëm i ditës...

Në orën 22:00 në Arena Pernanbuko do të zhvillohet ndoshta takimi më i rëndësishëm i ditës, ai mes Kroacisë dhe Meksikës.
 
Ballkanasit vijnë në këtë përballje me tre pikë pas fitores me Kamerunin dhe humbjes me Brazilin ndërsa amerikano qëndrorët kanë grumbulluar deri më tani katër pikë.
 
Duke marrë të mirë qënë një fitore të mundshme të brazilianëve me Kamerunin atëherë mund të themi se kjo përballje do të vendosë se kush skuadër do të kalojë më tej në grupin A.
 
Kroacisë i bën punë vetëm fitorja nëse kërkon të kualifikohet dhe për këtë trajneri Nico Kovac ka ndërmend të hedhë në fushe lojtarët ofensiv më të mirë që ka në dispozicion. Tekniku kroat pritet  të luajë me skemën 4-2-3-1. Në kuadrat do të jetë Pletikosa, në mbrojtje nga e majta në të djathtë me shumë mundësi do të rreshtohen Pranjic, Çorluka, Lovren dhe Dario Swrna.
 
Përpara mbrojtjes do të vendoset dyshja Rakitic- Modric ndërsa Olic, Samir dhe Perisiç do të mbështesin Manxhukiçin të vetëm në vijën e parë. Nga ana tjetër trajneri meksikan Herrera nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndryshim në 11-en e tij titullare.
 
Meksika nuk ka pësuar akoma gol në këtë botëror dhe ky është një sinjal mjaft i mirë për kombëtaren e gjelbërt pasi në përplasjen me Kroacinë edhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për tu kualifikuar në raundin tjetër. Herrera do të vazhdojë të aplikojë skemën 3-5-2 edhe në këtë takim.
 
Në portë do të luajë Oçoa, në mbrojtje do të vendosen Rodrigez, Markez dhe Morena, mesfusha mund të jetë e përbërë nga 5-shja Agilar, Herrera,Vaskez, Gvardado dhe Lajun, në sulm do të jenë Peralta dhe Santos. Një sfidë mjaft e rëndësishme kjo që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në qytetin e Resife-s.