Organizatat rinore të vendit dhe rajonit: Të rinjtë kërkojnë më shumë hapësirë në politikë

05.10.2017 18:30

Të rinjtë kanë elan, ide dhe interes për politikë....

“Të rinjtë kanë elan, ide dhe interes për politikë. Ata janë shumë kreativë, por deri më tani nuk iu është dhënë hapësirë dhe mundësi për t’i shpalosur ato”,- theksuan përfaqësuesit e organizatave rinore nga vendi dhe rajoni, të cilët u mblodhën në Shkup për të shpalosur idetë e të rinjve për politikë. Ata vlerësojnë se moskyçja e te rinjve në politikbërje rajonit do t’i kushtoj shumë, sepse të rinjtë do të largohen ndërsa rajoni do të mbetet pa resurse njerëzore.

“Të rinjtë kanë jashtëzakonisht shumë interes dhe ka të rinj që janë shumë kreativ[, kanë një kuptim të mirëfilltë për problemet, kanë edhe ide se si të zgjidhen këto probleme”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i Qendrës për bashkëpunim “Loja”, Bujar Luma.

“Energji të reja ju duhen edhe partive politike edhe politikanëve të vjetër, të cilët mbase janë konsumuar dhe nuk është lehtë që ta revitalizojnë kapacitetin dhe potencialin e tyre politik dhe të sjellin inovacione në mënyrat se si udhëhiqen shoqëritë, respektivisht shtetet sot”,- tha aktivistja civile nga Kosova, Dhurata Prokshi.

“I thërras të rinjtë që sa më shumë të kyçen, të japin kontribut. Ashtu mundemi, së bashku të vijmë te zgjidhjet më ideale në interes të të rinjve në Maqedoni”,- tha drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport e Maqedonisë, Darko Kaevski. 

Që nga pavarësia e Maqedonisë shumë masa dhe projekte u janë dedikuar të rinjve, por shfrytëzimi i të njëjtave është relativisht i ulët, u tha me këtë rast. (Hamide Ibrahimi, TVM2)