Zgjedhjet lokale 2017, kandidati i ASh-së takim me qytetarë në Çair
Kandidati për kryetar komune në Çairit, Faruk Avdiu....

Kandidati për kryetar komune në Çairit, Faruk Avdiu, ka takuar sot qytetarët në parkun e Çairit, para të cilëve ka prezantuar vizionin e Partisë Aleanca për Shqiptarët për këtë komunë. Avdiu tha se jorastësisht është zgjedhur parku, që është e vetmja hapësirë e gjelbër në këtë komunë.
“Prezantuam projektin për revitalizimin e parkut në Çair, që ta kthejmë në një hapësirë për të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri te pensionistët, ka mungesa e tualeteve publike dhe ulëset janë në gjendje katastrofike”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në Çair nga Partia Aleanca për Shqiptarët, Faruk Avdiu.
Avdiu tha se nuk do të ndalen derisa t’i bindin qytetarët të japin votën e tyre për Aleancën për Shqiptarët.
