Drejtoria e librave amë dhe posta e Maqedonisë, certifikata nga evidenca amë në adresë shtëpiake

05.10.2017 20:43

Certifikatat, prej sot në adresë të shtëpisë....

Drejtoria për udhëheqjen e librave amë në bashkëpunim me postat e Maqedonisë ka filluar me realizimin e projektit për dorëzimin e certifikatave nga evidenca amë dhe certifikata e kurorëzimit në adresë të shtëpisë së tyre.

Dokumentacioni nga evidenca amë në adresën e qytetarit, i cili ka aplikuar në formë elektronike, do të arrijë më së voni deri në 72 orë nga momenti i aplikimit. Për këtë shërbim do të paguhet 100 denarë shtesë.