PSP në gjykatën penale, Janeva: Morëm të dhëna nga kompjuteri i Pançevskit

05.10.2017 21:06

Prokuroria Speciale Publike ka qëndruar për rreth 5orë në Gjykatën Themelore Shkupi 1....

Prokuroria Speciale Publike  ka qëndruar për rreth 5orë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të marrë të gjitha të dhënat nga sistemi kompjuterik për sistemimin e lëndëve .

“Me urdhër gjyqësor, PSP-ja ka kryer bastisje personale te personi Vlladimir Pançevski dhe me urdhër tjetër nga Gjykata i ka marrë të gjitha të dhënat nga sistemi kompjuterik për sistemimin e lëndëve në Gjykatën Themelore Shkupi 1″, deklaroi pasdite prokurorja speciale publike, Katica Janeva .

“Urdhërat e tilla janë dhënë në lidhje me procedurën parahetimore të PSP-së, e cila ende zhvillohet në këtë prokurori. Kjo lëndë është e lidhur me një lëndë tjetër që rrjedh nga bisedimet telefonike, por personat ishin në ndjekje operative dhe janë të lidhur me lëndë tjetër parahetimore që e zhvillon PSP-ja”, theksoi Janeva.

Prokurorja speciale publike tha se bëhet fjalë për vepër penale, zbulim i sekretit zyrtar dhe se kontrollet  janë kryer edhe në zyrat e informatikës në Gjykatë.