Incident në Kërçovë, sulmohet Shkodran Tolaj, përfundon në spital

05.10.2017 21:52

enori i mirënjohur Shkodran Tolaj, është sulmuar teksa xhironte një projekt të ri për Kërçovën....

Një tjetër incident në Kërçovë. Tenori i mirënjohur  Shkodran Tolaj, është sulmuar teksa xhironte një projekt të ri për Kërçovën bashkë me tenorin tjetër të mirënjohur, Kastriot Tusha.

Një grup huliganësh kanë filluar të sulmojnë grupin e tupanëve që shoqëronin këngëtarët gjatë xhirimeve e më pas, pas ndërhyrjes së Tolajt, e kanë sulmuar fizikisht  edhe këtë të fundit.

Tolaj është dërguar në Spital  dhe  gjendja e tij për momentin është jashtë rrezikut. Rasti është paraqitur në polici nga e cila pritet zbardhja e incidentit.