Maqedoni

Është normalizuar komunikacioni në rrugën afër Kodrës së Vallandovës

06.10.2017 11:18

Komunikacioni në aksin rrugor Strumicë-Vallandovë, afër Kodrës së Vallandovës...

Komunikacioni në aksin rrugor Strumicë-Vallandovë, afër Kodrës së Vallandovës, që ishte ndërprerë për shkak të fatkeqësisë në komunikacion, është normalizuar, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Fatkeqësia e komunikacionit ndodhi sot në mëngjes në orën 6:45, në të cilën një kamion me targa të Strumicës u përmbys, me ç'rast u lëndua vozitësi, i cili u dërgua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Strumicë. Bashkëudhëtari nuk është ankuar për lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore./Mia